Prodhimi i materialeve promovuese për projektin “EICEE – Eko-Inovacioni i Ballkanit Perëndimor dhe Ekosistemi i Ekonomisë Qarkore”.

  1. INFORMACION MBI DORËZIMIN E OFERTAVE

Tema e kësaj thirrjeje është:

Prodhimi i materialeve promovuese për projektin “EICEE – Eko-Inovacioni i Ballkanit
Perëndimor dhe Ekosistemi i Ekonomisë Qarkore”.

Lënda e kontratës:
Ky projekt do të krijojë një hapësirë prodhuese në Pejë të Kosovës, e fokusuar në riciklimin e
produkteve elektronike. Ai do të nxisë inovacionin duke ofruar komponentë të ricikluar për
zhvillimin e produkteve të reja dhe do të promovojë një ekonomi rrethore. Hapësira gjithashtu
do të krijojë mundësi punësimi, veçanërisht për të rinjtë e pafavorizuar, duke rritur
ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet mjedisore të mbetjeve elektronike. Në qendër të nismës
është një strukturë e riciklimit të mbetjeve elektronike, që synon reduktimin e depozitimit të
landfillit dhe inkurajimin e praktikave të duhura të riciklimit, duke e bërë atë një hap kyç drejt
qëndrueshmërisë dhe fuqizimit të komunitetit.

Afati i fundit për dorëzimin:

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 21 tetor 2024. Çdo aplikim i marrë pas këtij
afati do të refuzohet automatikisht.

Mënyra e vlerësimit: Oferta me e volitshme financiare për kualitet (çmimi 60% dhe kualiteti i
ofertës 40%)
Ju lutem dërgoni ofertat tuaja ne e-mail: application@ngolens.org
UDHËZIME PËR APLIKANTËT

Kërkesë për Ofertë: “Materiale Promovuese”

Për të arritur qëllimin e projektit kërkohet që ofertuesit të prezantojnë çmimet dhe produktet në vijim:

Materialet (inkurajohen ato qe janë ekologjike – aty ku aplikohet)Njësia Çmimi (pa tvsh)
Dizajni dhe identiteti vizual*1
Roll up banner 80cm x 200 cm 2
Folldera me xhep A4 me printim100
Kimika me printim100
Fletore (notebook) me printim100
Fletushka (flyers) A4 3-fish te paluara 1000
Power bank me printim 1000mah minimum100
USB me printim 32GB minimum100
Çanta dore me printim per laptop100
Çanta dore me printim backpack100
Çanta dore me printim tote bags100
Maica me printim (T-shirts)100
Termosa me printim100
Pins/butona me printim100
Stickers me printim (A4 me prerje)100
  • Dizajni dhe identiteti vizual duhet te bazohet ne temat si ne vijim: Ekonomia Qarkore, reciklimi i e-
    mbeturinave dhe kujdesi per ambient.

Dokumentet qe duhet bashkëngjitur ofertës:

  • Certifikata e regjistrimit te biznesit
  • Oferta e vulosur dhe nënshkruar
  • Foto te mostrave (Portofoli i materialeve ne dispozicion nga praktika e mëhershme)
  • Përshkrimet e produkteve si dimensionet, karakteristikat tjera, kualiteti etj.
    Ju lutem dërgoni ofertat tuaja ne e-mail: application@ngolens.org

Merre dokumentin ne formatin PDF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *