LOT 1: Ekspert për Draftimin e Metodologjisë së Punëtorive Kundër-
Korrupsion
Kohëzgjatja: Shtator – Tetor 2025
Lokacioni: Online + takime në Prishtinë sipas nevojës
- Sfondi i projektit
Ky projekt synon të fuqizojë nxënësit e shkollave të mesme të ulëta (klasat VI–IX, moshat
12–16 vjeç) me njohuri, aftësi praktike dhe vetëbesim qytetar për të kuptuar rolin e shtetit,
institucioneve publike, taksave dhe korrupsionit. Eksperti i metodologjisë do të ketë rol kyç
në përgatitjen e materialeve dhe lojërave edukative që do të përdoren nga trajnerët gjatë
punëtorive. - Përgjegjësitë e ekspertit
- Hartimi i metodologjisë së plotë për punëtoritë sipas shtyllave didaktike.
- Përshtatja e formularëve të pëlqimit prindëror dhe instrumenteve të vlerësimit
(para/pas). - Sigurimi i udhëzimeve të qarta për trajnerët mbi përdorimin e metodologjisë.
- Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në shkencat shoqërore, edukim, juridik ose fusha përkatëse.
- Eksperiencë e dëshmuar në zhvillimin e metodologjive dhe materialeve edukative për të
rinj. - Njohuri mbi qeverisjen, transparencën, korrupsionin dhe prokurimin publik.
- Aftësi për të dizajnuar materiale vizuale dhe ndërvepruese për mësim.
- Shkathtësi shumë të mira shkrimi dhe prezantimi.
- Dorëzimet kryesore (Deliverables)
- Metodologjia e plotë e punëtorive (manuali për trajnerë).
- Formularët e pëlqimit dhe instrumentet e vlerësimit (para/pas).
- Udhëzuesi për trajnerët mbi zbatimin e metodologjisë.
- Afati kohor
Shtator – Tetor 2025 (me angazhim aktiv gjatë përgatitjes së materialeve dhe dorëzimeve). - Mbikëqyrja
Eksperti do të raportojë drejtpërdrejt te Koordinatori i Projektit dhe do të punojë në
bashkëpunim me stafin e organizatës implementuese.
Aplikoni me CV, referenca + propozim metodologjie (1–2 faqe) në application@ngolens.org
deri më 01 tetor 2025. Në një dokument të ndarë ju lutemi ta paraqitni ofertën financiare, ku do
të përfshihet i tërë angazhimi me shpenzime tjera si transporti, shujtat etj. Përzgjedhja do të
bëhet në bazë te ofertës më kualitative për cmimin e kërkuar, 70% kualiteti, 30% cmimi.
LOT 2: Trajner për Punëtori Kundër-Korrupsion për Nxënësit e Shkollave
të Mesme të Ulëta
Kohëzgjatja: Tetor 2025 – Shkurt 2026
Lokacionet: 7 komuna në Kosovë
- Sfondi i projektit
Ky projekt synon të fuqizojë nxënësit e shkollave të mesme të ulëta (klasat VI–IX, moshat
12–16 vjeç) me njohuri, aftësi praktike dhe vetëbesim qytetar për të kuptuar rolin e shtetit,
institucioneve publike, taksave dhe korrupsionit. Përmes punëtorive tërheqëse dhe
ushtrimeve praktike (p.sh. shfrytëzimi i portalit e-Prokurimi), nxënësit punojnë në ekipe
për të zhvilluar dosje rastesh korrupsioni dhe marrin pjesë në gara komunale e kombëtare.
Fituesit vizitojnë institucionet relevante (Policia, Asambleja Komunale, Agjencia për
Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria).
Tel. +381 38 748 150 info@ngolens.org www.ngolens.org
- Përgjegjësitë e trajnerit
- Hartojë dhe përshtatë metodologjinë e punëtorive sipas shtyllave didaktike të projektit.
- Zbatojë 7 punëtori një-ditore në 7 komuna të ndryshme.
- Fasilitojë procesin e ndarjes në ekipe, detyrat pas punëtorisë dhe përzgjedhjen e
ekipeve fituese. - Përgatisë dhe administrojë formularët para/pas (vetë-vlerësim + mini-test).
- Sigurojë raportim bazuar në udhëzimet e projektit (lista pjesëmarrësve, foto etj).
- Mbajë komunikim të rregullt me koordinatorin e projektit.
- Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në shkencat shoqërore, edukim, juridik, menaxhim publik ose
fusha përkatëse. - Eksperiencë e dëshmuar në dizajnimin dhe lehtësimin e punëtorive për të rinj (12–16
vjeç). - Njohuri mbi qeverisjen, institucionet publike, korrupsionin dhe/ose prokurimin publik.
- Aftësi të mira prezantimi, interaktive dhe përdorim i metodave kreative të të mësuarit.
- Preferohet eksperiencë me platformën e-Prokurimi ose aftësi për t’u trajnuar shpejt mbi
të. - Aftësi raportimi të shkruar dhe përgatitje të materialeve vizuale/didaktike.
- Aftësi ndërkulturore dhe përvojë pune me nxënës nga komunitete të ndryshme.
- Diplomë universitare në shkencat shoqërore, edukim, juridik, menaxhim publik ose
- Dorëzimet kryesore (Deliverables)
- 7 punëtori të zbatuara sipas metodologjisë.
- Formularët para/pas të mbledhur dhe dorëzuar.
- 28 dosje fillestare rastesh të përpiluara.
- Raporte të punëtorive (narrativ + foto-dokumentim).
- Kontribut në përgatitjen për garën.
- Raport final i trajnerit mbi përvojën dhe rekomandimet.
- 7 punëtori të zbatuara sipas metodologjisë.
- Afati kohor
Tetor 2025 – Shkurt 2026 (me angazhim aktiv gjatë muajve të punëtorive dhe mentorimit). - Mbikëqyrja
Trajneri do të raportojë drejtpërdrejt te Koordinatori i Projektit dhe do të punojë në
bashkëpunim të ngushtë me stafin e organizatës implementuese dhe partnerët lokalë
(shkollat, komunat, policia).
Aplikoni duke dërguar CV, referenca dhe një letër interesi në application@ngolens.org
deri më 1 Tetor 2025. Në një dokument të ndarë ju lutemi ta paraqitni ofertën financiare, ku do të përfshihet i tërë angazhimi me shpenzime tjera si transporti, shujtat etj. Përzgjedhja do të bëhet në bazë te ofertës më kualitative për cmimin e kërkuar, 70% kualiteti, 30% cmimi.
