Lens është duke kërkuar ofertuesit e interesuar për ofrimin e shërbimeve për shfrytëzimin e sallës dhe ushqimit për organizimin e Shkollës së Ndërmarrësisë.
Kriteret
Ofertuesit e interesuar duhet të:
- Jetë në Prishtinë ose në afërsi të Prishtinës
- Hapsirë për organizimin e trajnimeve/seminareve me kapacitete për 30 persona
- a. Hapsirë të përshtatshme që përmbushë kërkesat për respektimin e masave anti-covid
- b. Hapsirë që ka qasje në internet të shpejtë
- c. Projektorë
- d. Flipchart
- e. Mundësi printimi (e preferueshme)
- f. Hapsira të jetë e përshtatshme për organizmin e punës në grupe dhe sesioneve plenare
- Ofrimin e pijeve dhe ushqim me meny të ndryshueshme me tri mundësi përzgjedhjeje për pjatën kryesore
- Ambient të jashtëm apo kopësht të përshtatshëm për realizimin e aktiviteteve socializuese për pjesëmarrësit
Dokumentet e nevojshme
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit
- Ofertën financiare të nënshkruar ose me logo zyrtare
Kriteret e përzgjedhjes
- Përmbushja e kritereve sipas përcaktimeve në ftesën për ofertë
- Cmimi më i përshtatshëm për kërkesat specifike
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për ofertë.
Ofertuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar në application@ngolens.org më së largu deri më 27.09.2021 ora 09:00.