Thirrje e hapur për aplikim në Akademinë Mbi të Drejtat e Punës

Në kuadër të projektit “Promovimi i Punës së Dinjitetshme,” OJQ Lens hap thirrjen për aplikim në  Akademinë e të Drejtave të Punës, që do të zhvillohet nga data 30 shtator – 4 tetor, 2023.

Synimi kryesor i Akademisë është që përmes këtij sesioni të ofrojë njohuri të thella në fushën e të drejtave të punës. Kjo përfshin trajtimin e temave të ndryshme si: hyrja në të drejtën e punës, organizimi sindikal, kontratat e punës, mbrojtja në vendin e punës, parandalimi i diskriminimit, si dhe procedurat administrative dhe gjyqësore për të garantuar respektimin e këtyre të drejtave. 

Aktivitetet e kësaj Akademie përfshijnë trajnime ligjëruar nga profesionistë dhe ekspertë të fushës, të cilët do t’i mbulojnë temat që lidhen me të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve dhe punëdhënësve nga marrëdhënia e punës, si dhe mekanizmave ekzistues për t’i zbatuar ato.

Përveç njohurive teorike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfshihen edhe në aktivitetet

praktike gjatë sesioneve te trajnimit. Një ndër aktivitetet praktike më interesante dhe interaktive do të jetë organizimi i Gjykimit të simuluar, nga i cili pjesëmarrësit do të pasurojnë njohuritë e tyre me mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës në procedurën gjyqësore. 

Përmes përvojës së gjyqit të simuluar, synohet të rriten aftësitë praktike të pjesëmarrësve në zbatimin e ligjit të punes në situata reale. 

Kjo do të ndihmojë në promovimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të individëve në marrëdhënien e punës.  

Po ashtu, Akademia do t’ju ofrojë pjesëmarrësve një mundësi fantastike rrjetëzimi dhe bashkëpunimi së bashku me profesionistë të tjerë.

Kriteret e aplikimit:

  • Të jeni qytetar i Republikës së Kosovës
  • Të jeni nga 18 deri në 26 vjeç
  • Të jeni juristë apo juristë të ardhshëm

Si të aplikoni: 

https://shorturl.at/arNUX

Data e fundit për të aplikuar: 10 Shator, 2023 në ora 00:00.
Nëse ju duhet ndihmë gjatë procesit të aplikimit, na kontaktoni përmes e-mail info@ngolens.org , apo në numrat tanë të telefonit +383 49 393 954 , +383 44 881 131