Lens ka hapur thirrjen për Programin e Punës Praktike për Juristë të Ardhshëm në kuadër të
projektit “Promovimi i Punës së Dinjitetshme”.
Programi i Punës Praktike përfshin trajnimin për ngritjen e aftësive dhe njohurive të studentëve
në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe procedurat e ndihmës juridike, dhe ngritjen e aftësive
profesionale përmes angazhimit në punën praktike tre-mujore, në një nga institucionet e
drejtësisë në Kosovë.
Përmes këtij angazhimi tre mujor, ju do të:
● Ngritni njohuritë mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe procedurat e ndihmës juridike.
● Ngritni aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale.
● Punoni direkt në procedurat ligjore të rasteve reale, si përpilimi i padive, ankesave ose
parashtresave,
*Angazhimi në punën praktike do të kompensohet financiarisht.
Kriteret për aplikim:
● Të jeni qytetar/e i/e Republikës së Kosovës
● Të jeni të përfshirë në studime Bachelor apo në studimet Master të
drejtimit Juridik, në kolegjet private apo universitetet me programe të akredituara.
Për të aplikuar në këtë Program të Punës Praktike plotësoni Aplikacionin më poshtë, si dhe
bashkangjitni dokumentet e kërkuara:
https://docs.google.com/forms/d/1fRiLwKFGTL1vQMWoljglxl1ZK1dZKs1_5LowXuWWsSQ/edit
VËMENDJE! Praktika do të realizohet në Prishtinë
Afati i fundit për të aplikuar është data 12 mars!
Nëse ju duhet ndihmë përgjatë procesit të aplikimit, na kontaktoni përmes emailit
info@ngolens.org, apo në numrin 044 881 131.
Projekti financohet nga Agjensioni Suedez për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar – SIDA,
i cili udhëheqet nga CDF, ndërsa implementohet nga Lens, si një nga partnerët e projektit.