Mediat informative janë institucionet më me ndikim në shoqëritë moderne. Asgjë nuk arrin më shpejt te njerzit sesa radio, televizioni, gazetat dhe revistat, ndaj këto mund të jenë instrumente të fuqishme për edukim.
Qeveritë autoritative dhe totalitare e kuptojnë shumë mirë këtë, prandaj edhe bëjnë përpjekje të mëdha për të kontrolluar dhe censuruar mediet e tyre. Mirëpo, në shoqëritë demokratike mediat operojnë të pavarura nga kontrolli qeveritar; ato mbulojnë ngjarjet e rëndësishme si brenda politikës ashtu edhe jashtë saj, duke shërbyer si mbikëqyrës të qeverisë dhe institucioneve tjera të fuqishme.