Funksionet që janë bërë të mundshme si rezultat i teknologjive të reja janë duke ndryshuar mënyrën se si ne menaxhojmë jetën tonë.
Rritja masive në trendet e përdorimit të këtyre teknologjive në mbarë botën, ka pasur ndikime të rëndësishme për mënyrën se si ne komunikojmë, se si bëhet biznesi, dhe vazhdon të diktoj edhe zhvillimet në të gjitha industritë tjera ekzistuese. Të kombinuara me nevojën e individit për përmirësim të vazhdueshëm, teknologjitë e reja kanë sjellë risi dhe shpikje që shpesh kanë prodhuar vegla të dobishme për të përmirësuar cilësinë e jetës tonë.
Lens angazhohet për mbështetjen dhe nxitjen e inovacionit, përmirësimin e politikave që do ta mundësojnë atë, dhe inkurajon individët që të angazhohen në zgjidhjen e problemeve që dalin në komunitetin e tyre.