Transparenca promovon llogaridhënie dhe u ofron qytetarëve informacione rreth asaj se çka është duke bërë qeveria.
Ju keni të drejtë të dini se si i përgatisin vendimet institucionet qeveritare, kush merr pjesë në përgatitjen e tyre, kush merr fonde nga buxheti i shtetit, dhe çfarë dokumentesh merren për bazë ose përgatiten për të krijuar dhe adoptuar aktet ligjore.
Ju gjithashtu keni të drejtë qasjeje në ato dokumente, dhe mund t’i bëni të dëgjohen mendimet tuaja rreth tyre, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi- përmes ndërmjetësve që ju përfaqësojnë.