Në kohën e zhvillimit gjithnjë e më të madh të eQeverisjes, ka një kërkesë të shtuar për shërbimet publike dhe informatat të jenë të përshtatura me nevojat e njerëzve dhe të jenë në dispozicion me shtypjen e një butoni, ose të një klikimi në mouse.
Kjo kërkon pjesëmarrjen e përdoruesve të zakonshëm në procesin e përmirësimit të shërbimeve publike dhe të zhvillimit. ePjesëmarrja ka të bëjë pikërisht me këtë, dhe në me bërjen e proceseve vendimmarrëse më të lehtë duke lidhur njerëzit me qeverinë dhe duke u lejuar atyre të paraqesin pikëpamjet e tyre, komentet, ankesat dhe këshillat për qeverinë përmes përdorimit të teknologjive të reja të informacionit e komunikimit.