Konsumatorët e sotshëm janë duke e shfrytëzuar internetin dhe teknologjinë mobile për t’u kyçë në rrjete dhe biseda, duke e krijuar një komunitet mbarë-botëror.
Me një klik ata mund të lexojnë gazeta, blejnë gjëra ushqimore, vizitojnë muze virtual ose të dërgojnë dhurata kudo. Teknologjia u jep atyre qasje të menjëhershme në informata , argëtim, dhe mallra.
Telefoni dhe televizioni ishin për shumë vite pjesë e përditshmërisë, por sot funksionet e tyre po bashkohen me ato të kompjuterëve dhe konsumatorëve për ditë e më shumë ju ofrohen mundësi të reja. Për fat të keq, sot kemi probleme të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe autoritetet janë ende larg nga aftësimi për tu përballuar me to. Për t’u marrë me shqetësimet e reja në tregun e ri të teknologjisë së lartë globale, shoqëria civile, edukatorët , komuniteti i biznesit dhe qeveria duhet të bashkojnë forcat për të hartuar dhe zbatuar masat për të mbrojtur konsumatorët në ambientin e ri, për të nxitur konkurrencën, dhe të inkurajojnë zhvillimin e teknologjisë në këtë drejtim.