Prezantohen dy analiza për llogaridhënien e rregullatorëve dhe mbrojtjen e konsumatorit

Share This Post

Lens ka prezantuar dy analiza në një tryezë që u mbajt në Prishtinë e të cilat tregojnë mbi llogaridhënien e rregullatorëve dhe mbrojtjen e konsumatorit në këtë të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare si dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në diskutimin u fol për çështjet dhe shqetësimet kryesore në lidhje me cilësinë e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe ruajtjen e të dhënave personale.

Përfaqësues të institucioneve relevante si nga Kuvendi i Kosovës, Komisionet Parlamentare, Autoritetet gjegjëse Rregullatore, Shoqëria Civile, Media dhe Operatorë Ekonomik, patën mundësinë unike për të diskutuar dhe komentuar rezultatet dhe ankesat e konsumatorëve të raportuara ne rregullatori.com, për procesin e shqyrtimit nga autoritetet dhe në veçanti nevojës së zbatimit të legjislacionit vendor për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve kosovarë.

Punimet “Të gjitha kutitë e ankesave” dhe “Të dhëna falas?” shtjellojnë mënyrën e rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike në Kosovë, duke përfshi kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi, procedurat e monitorimit të tregut, në veçanti shtjellohen procedurat e sigurimit dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve si dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Punimet gjithashtu analizojn mënyrën e raportimit nga ana e rregullatorit tek kuvendi i Kosovës, duke u fokusuar në mundësitë për mbikëqyrje efektive dhe rritje të llogaridhënies.

Për më shumë vizito shiko raportet këtu.

Subscribe To Our Newsletter

Get updates and learn from the best

More To Explore

Rishpallje: THIRRJE PER OFERTA

LENS kërkon operator ekonomik të kualifikuar për të furnizuar objektin e Makerspaceme makineri, pajisje, komplete veglash dhe pajisje elektronike për zbatimin me suksestë programit.Afati i fundit për dorëzimin