LENS ka nisur të zbatoj projektin “Promovimi i Diversitetit dhe Përfshirjes Sociale përmes Inovacionit”, i cili financohet përmes një granti të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Projekti synon të inkurajojë të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike të bëhen qytetarë aktivë dhe promovues të tolerancës, dialogut dhe përfshirjes sociale.
Përmes këtij projekti, të rinjtë nga Regjioni i Dukagjinit (Pejë, Istog, Deçan dhe Klinë), do të marrin pjesë në trajnime inovative, programe edukative dhe diskutime të hapura, përmes të cilave ata do të bëhen qytetarë aktivë dhe promovues të tolerancës, dialogut dhe përfshirjes sociale në komunitetin e tyre. Për t’i ndihmuar këta të rinj të arrijnë potencialin e tyre të plotë, ky projekt gjithashtu do t’i zhvillojë ata me aftësi teknologjike të nevojshme dhe moderne që do ata të bëhen vendimmarrës lokalë.
Të gjitha këto aktivitete dhe më shumë, do të zhvillohen në HackerSpace, një hapësirë moderne për të rinjtë qe të bashkëpunojnë drejt një shoqërie më të mirë dhe gjithëpërfshirëse dhe fitojnë aftësi përmes trajnimeve inovative për zhvillimin e ideve të tyre.
Kohëzgjatja e projektit: Tetor 2019 deri ne Korrik 2020
Rezultatet e pritshme të projektit:
- Të rinjtë e Pejës, Istogut, Decanit dhe Klinës janë të informuar dhe inkurajuar të përdorin inovacionin shoqëror dhe teknologjinë si një mjet për ndryshime dhe do luajnë rol kyç në nxitjen e tolerancës dhe diversitetit.
- Të rinjtë e Pejës, Istogut, Decanit dhe Kline janë të pajisur me trajnime dhe mentorim për të ngritur kompetencat dhe aftësitë e tyre për zhvillimin e zgjidhjeve e tyre lokale dhe për të promovuar diversitetin dhe tolerancën.
- Të paktën një model i krijuar që lejon të rinjtë të përfshihen në dialog publik dhe të stimulojnë pajtimin.
Ky projekt financohet përmes një granti të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.