Organizata Lens nga data 12 deri më 16 Nëntor 2018 organizon për herë të parë në Kosovë Javën e Ndërmarrësisë Sociale. Organizimi i kësaj jave bëhet me qëllim të promovimit të ndërmarrsisë sociale në vend dhe ofrimit të përkrahjes strategjike dhe teknike për ndërmarrjet sociale në zhvillimin e mëtejmë të veprimtarisë së tyre. Aktivitet që do të zhvillohen gjatë kësaj javë përfshijnë:
- Konferenca për Ndërmarrësi Sociale, e cila mbahet më datën 13 Nëntor nga ora 16:30 në Auditoriumin e Ri të Bibliotekës Kombëtare dhe e cila paraqet aktivitetin qendror të kësaj jave. Më shumë detaje dhe thirrja për këtë konferencë mund ta gjenden këtu. Kjo konferencë do të jetë e hapur për publikun.
- Akceleratori i Ndërmarrjeve Sociale: Bootcamp IV, i cili do të mbahet gjatë datave 14, 15 dhe 16 Nëntor.
- Uncharted Lab (Laboratori i ndërmarrjeve sociale), i cili do të mbahet nga datat 12 deri më 16 Nëntor.
- Panairi i Ndërmarrjeve Sociale, i cili do të mbahet më datën 13 Nëntor nga ora 11:00 deri në 16:00 dhe ku do ndërmarrjet sociale kosovare do të kenë mundësi të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ky panair do të jetë i hapur për publikun.
Agjenda e Javës së Ndërmarrësisë Sociale |
||||||
Ora | E hënë, 12 nëntor | E martë, 13 nëntor | E mërkurë, 14 nëntor | E enjte, 15 nëntor | E premte, 16 nëntor | |
8:00 | Paraqitje Televizive e ndërmarrjeve sociale | Sesion Mentorimi: Women Wellness Center | ||||
9:00 | Sesion Mentorimi: OJQ THY | Sesion Mentorimi: AMC Health | Përgatitja e prezantimeve nga ndërmarrjet sociale pjesëmarrëse | Pitching Event (Prezantimi i prototipeve të bizneseve të zhvilluara gjatë programit të mbështetjes direkte strategjike) | ||
10:00 | Sesion Mentorimi: Sh.G.F. Krusha e Vogël | Sesion Mentorimi: Down Syndrome Kosova | ||||
11:00 | Panairi i produkteve dhe shërbimeve të ndërmarrjeve sociale vendore | Sesioni Mentorimi: Aureola | ||||
12:00 | Dreka | Koktej Përmbyllës | ||||
13:00 | Sesion Mentorimi: Diakonie Kosova | |||||
14:00 | Sesion Mentorimi: Termokiss | |||||
15:00 | Sesion Mentorimi: Feniks | |||||
Koktej | ||||||
16:00 | Sesion Mentorimi: GoBike | |||||
Konferenca e Parë Ndërmarrësisë Sociale | ||||||
17:00 | ||||||
18:00 | ||||||
19:00 | ||||||
20:00 |