Mbahet punëtoria “Nga Idea në Prototip”

Tre ditë fantastike gjatë punëtorisë “Nga Ideja në Prototip”. Përveç ndërmarrësisë sociale dhe inovacionit, participantët nga komuna e Pejës, Istogut dhe Deçanit kishin mundësinë unike të dëgjojnë për tregime se si teknologjia informative po vazhdon të kontribuoj në krijimin e start-upve të suksesshëm dhe vendeve të reja të punës.

Ky aktivitet është realizuar si pjesë e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve për programin e i2SPACE. Me ndihmën dhe këshillat e mentorëve, të rinjtë kanë dizajnuar prototipat e tyre të parë dhe atë duke ndërlidhur inovacionin social me teknologjinë, në të mirë të komunitetit.

Me padurim po presim të mbyllet cikli i anëtarësimit dhe të fillojmë të testojmë, modelojmë dhe krijojmë prototipa në kushte reale – në hapësirat e i2 SPACE.

Hapësira për Ide dhe Inovacion “i2 SPACE” është pjesë e projektit “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Zbatohet nga LENS, Association for Democratic Prosperity – ADP-Zid, Liberal Democrat Centre, dhe Creative Skills Center. Mbështetet përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Foto nga aktiviteti: https://bit.ly/3eqzj36

Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian.

Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.