E përgjithshme

Përdorimi i të dhënave personale në faqen ngolens.org, tutje referuar si “NE”, është rregulluar në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 03/L-172 në Kosovë dhe se ne jemi organizatë jo-fitimprurëse, respektivisht rregullatori.com është ueb faqe jo-fitimprurëse.

Ne besojmë që ju keni të drejt për të kontrolluar përdorimin e informacioneve tuaja personale dhe privatësia juaj duhet respektuar. Ne kufizojmë qasjen dhe procedimin e të dhënave tuaja prej palëve të tjera. Ne nuk do përdorim të dhënat personale në një mënyrë që nuk përputhen për qëllimin që na i keni dhënë. Ne mundohemi të mbledhim sa më pak të dhëna personale në mënyrë që të arrijmë qëllimin e këtij projekti.

Ju keni të drejtë të kërkoni nga ne të mos i procedojmë dhe/ose përpunojmë të dhënat e juaja personale. Meqenëse ky aplikacion pasqyron aktivitetet e punës së rregullatorëve në Kosovë dhe nuk ka paraparë krijimin e përdoruesve (usereve) për shfrytëzimin e shërbimeve, megjithatë, ju mund të ushtroni të drejtën tuaj për të parandaluar përpunimin e të dhënave me mos-miratim aty ku shfaqet dhe/ose kërkohet në kutitë e caktuara të formave që përdorim për raportime të ankesave apo të kontaktit.

 

Cookies (biskotat)

Ne përdorim Cookies të cilat kanë për qëllim përmirësimin e eksperiencës së përdoruesve si dhe përmirësimin e karakteristikave funksionale të aplikacionit tonë në internet. Cookies që përdorim skadojnë brenda një (1) muaji dhe janë vetëm për monitorim të trafikut tonë në internet. Këta Cookies, paraqesin vetëm numra agregatë të shkarkimeve të secilit dokument, faqe, etj.

Ne gjithashtu përdorim një cookie për menaxhimin e sesionit tuaj: nëse paraqitni një formular, një sesion cookie mund të jetë vendosur për t’ju lejuar të konfirmoni një ri-paraqitje. Sistemi i menaxhimit të përmbajtjes në faqen tonë lë një cookie për administrimin e sesionit tuaj, por nuk përdoret për qëllime gjurmuese (përcjellëse).

Për monitorimin e trafikut, ne përdorim shërbimet e “Google Analytics” dhe qëllimi i vetëm është rritja e performancës së platformës dhe eksperiencës së përdoruesve. Asnjë përdorim tjetër nuk behët prej të dhënave të mbledhura, dhe se dhënat nuk kalohen të palët e treta.

Çdo herë që vizitoni një faqe në rregullatori.com dhe çdo herë kur shkarkoni një file, informacionet e aktivitetit janë të proceduara dhe të ruajtur në protokoll të përkohshëm. Të dhënat renderohen në mënyrë anonime përmes shëndërrimit në IP adresë.

Informacionet në vazhdim ruhen meqë në rast kur ju vizitoni ose shkarkoni një faqe:

  • Specifikat teknike të përdorimit të shfletuesit
  • IP adresa anonime
  • Koha dhe data
  • Faqja e hapur/emri i file të shkarkuar

Ju mund të refuzoni përdorimin e cookies duke rregulluar shfletuesin tuaj dhe të ndaloni mbledhjen e të dhënave. Ju gjithashtu mund të parandaloni të mblidhen të dhënat e gjeneruara nga cookies dhe që lidhen gjatë përdorimin të internetit (përfshirë IP adresën) në Google dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google, duke shkarkuar shtesën e shfletuesit në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout

Për më shumë informacion në lidhje me Google Inc dhe Google Analytics, shkoni në: https://www.google.com.

Për të u informuar për politikat e privatësisë së Google, ju mund të vizitoni linkun më poshtë, ose të shfrytëzoni burime alternative të këtij ofruesi të shërbimeve në internet: https://google.com/chrome/browser/privacy/