Thirrje e hapur për aplikim në Akademinë Mbitë Drejtat e Punës

Pas dy edicioneve të suksesshme të Akademisë Mbi të Drejtat e Punës, me kënaqësi ju njoftojmë se
edicioni i radhës po afron!
Në kuadër të projektit “Promovimi i Punës së Dinjitetshme,” OJQ Lens hap thirrjen për aplikim në
Akademinë e të Drejtave të Punës, që do të zhvillohet nga data 10 maj – 12 maj, 2024.
Synimi kryesor i Akademisë është që përmes këtij sesioni të ofrojë njohuri të thella në fushën e të
drejtave të punës. Kjo përfshin trajtimin e temave të ndryshme si:
 Hyrja në të drejtën e punës,
 Organizimi sindikal,
 Kontratat e punës,
 Mbrojtja në vendin e punës,
 Parandalimi i diskriminimit,
 Procedurat administrative dhe gjyqësore për të garantuar respektimin e këtyre të drejtave. 
Aktivitetet e kësaj Akademie përfshijnë trajnime ligjëruar nga profesionistë dhe ekspertë të fushës, të
cilët do t’i mbulojnë temat që lidhen me të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve dhe punëdhënësve
nga marrëdhënia e punës, si dhe mekanizmave ekzistues për t’i zbatuar ato.
Përveç njohurive teorike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfshihen edhe në aktivitetet praktike
gjatë sesioneve te trajnimit.
Një ndër aktivitetet praktike më interesante dhe interaktive do të jetë organizimi i
Gjykimit të Simuluar, nga i cili pjesëmarrësit do të pasurojnë njohuritë e tyre me mbrojtjen e të
drejtave nga marrëdhënia e punës në procedurën gjyqësore. 
Përmes përvojës së gjyqit të simuluar, synohet të rriten aftësitë praktike të pjesëmarrësve në
zbatimin e ligjit të punes në situata reale. 
Kjo do të ndihmojë në promovimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të individëve
në marrëdhënien e punës.  
Po ashtu, Akademia do t’ju ofrojë pjesëmarrësve një mundësi fantastike rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
së bashku me profesionistë të tjerë. Në përfundim të Akademisë, pjesëmarrësit do të pajisen me
çertifikata.
Kriteret e aplikimit:
 Të jeni qytetar i Republikës së Kosovës
 Të jeni nga 18 deri në 26 vjeç

 Të jeni juristë apo juristë të ardhshëm
Kliko vegëzën më poshtë për të aplikuar:
https://shorturl.at/ktTX3
Data e fundit për të aplikuar: 30 Prill, 2024 në ora 00:00.
Nëse ju duhet ndihmë gjatë procesit të aplikimit, na kontaktoni përmes e-
mail info@ngolens.org , apo në numrin e telefonit +383 44 881 131

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *