Të mërkurën me 22 Dhjetor 2015, organizata të shoqërisë̈ civile bashkë me institucionet e vendit gjatë një takimi të përbashkët në Prishtinë diskutuan për faktorët që ndikojnë̈ te punësimin e të rinjve.
Organizata kosovare Lens njoftoi të pranishmit mbi analizën e tyre rreth faktorëve që ndikojnë në punësimin e të rinjve në vend, me theks të veçantë ndikimin e rrjeteve sociale në procesin e rekrutimit. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit për avokimin e politikave më të mira të punësimit për të rinjtë, i cili është pjesë e një iniciative rajonale përmes së cilës organizatat e përfshira po synojnë politika gjithëpërfshirëse të punësimit, i njëjti po zhvillohet në tërë rajonin e Ballkanit.
Të pranishmit në takim, përfshirë zyrtarë nga Ministria e Rinisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe përfaqësues të bizneseve e të organizatave jo qeveritare, diskutuan në lidhje me mundësitë e pakta që po ju ofrohen të rinjve në tregun e sotëm të punës.
Nga të gjithë u përsërit shqetësimi për papunësinë̈ e lartë tek të rinjtë̈, rezultat i zhvillimit të ulët ekonomik që po shënon Kosova. U fol për iniciativat e Qeverisë dhe organizatave joqeveritare për të adresuar problemin e papunësisë̈ së të rinjve, si dhe për nevojën e theksuar për koordinim dhe përfshirje të bizneseve në zgjidhjen e problemit. Të pranishmit gjithashtu theksuan nevojën për promovim të shkollave dhe trajnimeve profesionale si dhe nevojën për zgjerim të këtyre shërbimeve.
Gjithashtu gjatë këtij takimi Lens prezantoi video-kampanjën YOU SEE që tashmë ka filluar të shfaqet në mediat sociale. Kampanja ka për qëllim t’i shfaqë në formë të video-mesazheve problemet me punësim të të rinjve të Kosovës, të cilat janë identifikuar gjatë implementimit të projektit. Sipas Lensit këto probleme ngjasojnë̈ shumë dhe për këtë arsye po i inkurajojnë të rinjtë që ti ndajnë përvojat e tyre duke iu bashkangjitur kampanjës përmes dërgimit të komenteve ose video mesazheve ku tregojnë̈ vështirësitë e tyre me qasje në tregun e punës. Ndër problemet për të cilët kanë folur të rinjtë̈ veçohen mungesa e mundësive për të fituar përvojë̈ dhe praktikë profesionale, pagat e ulëta që nuk i mbulojnë̈ shpenzimet, si dhe pabarazia në konkurset për punë etj. Të gjitha videot e kampanjës janë të publikuara këtu, ndërsa të njëjtën ju ftojmë̈ ta përcillni në Facebook dhe Twitter përmes hashtagut #yousee.
Projekti që tashmë po përmbyllë̈ vitin e parë të aktiviteteve, po mbështetet nga Komisioni Evropian dhe nga Friedrich Ebert Shtiftung në Prishtinë. Eshtë duke u implementuar në nga një rrjet organizatash nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Serbia, Turqia, Bosna dhe Hercegovina dhe po koordinohet nga ADP ZID (nga Mali i Zi).
Më shumë për projektin mund të gjeni këtu, i njëjti do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm që të avokoj për politika më të mira dhe gjithëpërfshirëse për punësimin e të rinjve.