Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS

 

LENS në bashkëpunim me bartësin e projektit IKS dhe FES Prishtina është duke zbatuar projektin “Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i projektit është të fuqizojë kapacitetet ekzistuese të OSHC-ve në Kosovë, për t’i ndihmuar atyre në përpjekjet për të përfaqësuar interesat e komunitetit, duke i ofruar mundësi për zhvillim të aftësive dhe mjetet e nevojshme për rrethanat e tyre specifike. Projekti kryesisht ka të bëjë me kuptimin e OSHC-ve për proceset e politikave, institucioneve dhe akterëve tjerë, ashtu që OSHC-të të angazhohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë efektive me institucionet qeveritare, veçanërisht me ato në nivel lokal.

Një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jetë ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile përmes një skeme grantesh, duke i ofruar atyre fondet e nevojshme për të kryer aktivitetet e tyre dhe për të ndikuar në vendimarrje publike përmes kontributit të tyre profesional, dhe monitorimin e funksionimit të institucioneve publike. Ngritje e kapaciteteve do të ofrohet edhe përmes trajnimit dhe mentorimit për të ndihmuar OSHC-të në zbatimin e aktiviteteve në lidhje me projektin në përgjithësi, dhe duke i ofruar mbështetje drejtuesve të organizatave për të udhëhequr ato në drejtimin e duhur.

Aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jenë:

  • portretizimi i OSHC-ve me bazë në komunitet dhe vlerësimi i nevojave të tyre
  • ndihmë financiare përmes skemës së granteve për OSHC-të,
  • trajnim dhe mentorim për OSHC-të, dhe
  • një platformë elektronike për të mbështetur OSHC-të në përpilimin e projekt propozimeve.