ePjesëmarrja

Share This Post

Momentalisht Lens është duke punuar në një projekt në fushën e ePjesëmarrjes në Kosovë. Qëllimi i këtij projekti është që të mbështesë implementimin e strategjisë për dialog midis shoqërisë civile dhe qeverisë.

Duke siguruar përmes përdorimit të teknologjisë, një pjesëmarrje të gjerë dhe të strukturuar të shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse dhe politik-bërëse.
Ky projekt do të ofrojë për palët e interesuara dhe institucionet qeverisëse, një hartë të shoqërisë civile, që është e zgjedhshme për qëllim të projektit të shqyrtuar dhe paraqet informatat në lidhje me kapacitetet e organizatës, strukturën e saj, qëllimin dhe misionin, si dhe ndërlidhjet e organizatës me palë të treta. Do të krijohet një ueb-platformë për të lehtësuar, përmirësuar dhe strukturuar ndërhyrjen dhe bashkëpunimin në hartimin e politikave , nga ana e qytetarëve dhe OJQ-ve.

Do të publikohen dhe promovohen edhe pesë video-trajnime/sesione mbi zhvillimin e kapaciteteve të OJQ-ve dhe do të ofrohet një skemë udhëzuese për të përcjellë këto trajnime. Në kuadër të këtij projekti do të mbahen disa takime dhe ngjarje promovuese nëpër Kosovë, me qëllim ngritjen e vetëdijes rreth rolit dhe rëndësisë së pjesëmarrjes së OJQ-ve në proceset vendimmarrëse.

Subscribe To Our Newsletter

Get updates and learn from the best

More To Explore

Rishpallje: THIRRJE PER OFERTA

LENS kërkon operator ekonomik të kualifikuar për të furnizuar objektin e Makerspaceme makineri, pajisje, komplete veglash dhe pajisje elektronike për zbatimin me suksestë programit.Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve

Do You Want To Boost Your Business?

drop us a line and keep in touch