Ftesë për ofertë – Ofrimi i shërbimeve për transport

Lens është duke kërkuar ofertuesit e interesuar për ofrimin e shërbimeve për transportimin e pjesëmarrësve nga pjesë të ndryshme të Kosovës për në Prishtinë dhe anasjelltas gjatë kohës së organizimit të Shkollës së Ndërmarrësisë.
Kriteret
Ofertuesit e interesuar duhet të:

  1. Operojnë në Prishtinë ose në afërsi të Prishtinës
  2. Kenë në dispozicion vetura të mjaftueshme për të sjellur në një vend pjesëmarrësit nga pjesë të
    ndryshme të Kosovës në kohën e njejtë
  3. Të ketë përvojë të ngjashme në të kaluarën

Dokumentet e nevojshme

  1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit
  2. Ofertën financiare për secilin destinacion të nënshkruar ose me logo zyrtare
  3. Dëshmi se ka përvojë në organizimin e transportit të ngjashëm në të kaluarën


Kriteret e përzgjedhjes

  1. Përmbushja e kritereve sipas përcaktimeve në ftesën për ofertë
  2. Cmimi më i përshtatshëm për kërkesat specifike


Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për ofertë.
Ofertuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar në application@ngolens.org më së largu deri më 27.09.2021 ora 09:00.