Ftesë për pjesëmarrje në punëtorinë “Zhvillimi i mendimit kritik, dhe përdorimi i satirës në kritikë”.

Organizata LENS fton të gjithë të rinjtë dhe studentët e interesuar që të marrin pjesë në punëtorinë një ditore që do të mbahet me temën “Zhvillimi i mendimit kritik, dhe përdorimi i satirës në kritikë”.

Punëtoria një ditore do të mbahet në kuadër të projektit “Divided Past Joint Future” i cili tenton ti shpalos mundësitë e bashkëpunimit ndër sektorial me qëllim të arritjes së paqes dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Projekti bëri bashkë 18 organizata të shoqërisë civile të rajonit, duke përfshirë edhe organizatën LENS nga Kosova, e cila është bartëse e realizimit në Kosovë.

 

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga trajnimi:

  • Zhvillim të mendimit kritik – Krenar Gashi
  • Zhvillim të përdorimit të satirës në kritikë – Gojart Kqiku
  • Të kuptuarit e procesit të pajtimit dhe rolin e rinisë në këtë proces
  • Rrjetëzim me ndryshim bërësit e tjerë
  • Certifikim

Punëtoria do të analizoj pjesë nga hulumtimi “Procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Studim kualitativ”. Ky studim kualitativ u zhvillua në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Turqi në kuadër të projektit Divided Past Joint Future.

 

Të gjithë të interesuarit mund të na shkruajnë në adresën elektronike valmir.xhemajli@ngolens.org, apo të plotësojnë aplikacionin këtu.

Punëtoria do të mbahet në sallën ORION, rr. Rexhep Luci përballë Kinemasë ABC në Prishtinë, me 27 prill 2018 duke filluar nga ora 09:30.