Ftesë për shprehje të interesit: Zhvillim i ueb aplikacionit për kërkesa dhe përzgjedhje të granteve nga OJQ-të

LENS në bashkëpunim me bartësin e projektit IKS dhe FES Prishtina është duke zbatuar projektin “Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i projektit është mbështetja e organizatave të cilat kanë lidhje të qarta me çështjet dhe komunitetin ku veprojnë, përmes granteve dhe mbështetjes zhvillimore.

Projekti ka të bëjë me mbështetje dhe fuqizim të OJQ-ve dhe iniciativave të shoqërisë civile.

Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe ueb-aplikacioni përmes së cilës organizatat lehtësisht mund të aplikojnë për grante. Aplikacioni gjithashtu do të shërbejë si vegël për të thjeshtuar procedurat e përzgjedhjes së përfituesve, duke ruajtur transparencën me shpërndarjen e granteve.

Nëse jeni individ apo kompani e cila zhvillon aplikacione në ueb ju lutemi të na kontaktoni dhe të kërkoni dokumentacionin për aplikim.

Afati i fundit për kërkesë të dokumentacionit është e martë, 6 shkurt 2018.

Dokumentet do t’ju dërgohen më së largu deri më 10 shkurt dhe përzgjedhja do të bëhet më së largu deri më 26 shkurt 2018.

LENS

e-mail: office@ngolens.org

TEL: +381 38 74 81 50

Ueb: www.ngolens.org

Adresa: Sylejman Vokshi 25 Nr 6 10 000 Prishtinë

 

 

Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë