Ide të Gjelbera dhe Inovative është garë e cila synon të zhvillojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të përkrahë rolin e bizneseve në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.
Kjo garë siguron mbështetje financiare dhe mentorim të planifikuar për idetë dhe bizneset e përzgjedhura që ofrojnë zgjidhje inovative dhe kontribuojnë në arritjen e shtatë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë:
- SDG 2 Arritja e sigurisë ushqimore dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme.
- SDG 7 Energji e Pastër
- SDG 8 Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme dhe punë të denjë për të gjithë.
- SDG 11 Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm.
- SDG 12 Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.
- SDG 13 Marrja e masave për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij.
- SDG 15 Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit.
Gara e Bizneseve të Gjelbërta bazohet në parimet e përgjegjësië ndaj mjedisit, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, autonomisë me qëllim promovimin e mirëqënies së komuniteteve lokale, duke fuqizuar sipërmarrjen dhe u mundësuar njerëzve të përmbushin potencialin e tyre.
Qëllimi:
Qëllimi i garës së Bizneseve të Gjelbërta është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.
Përkrahja Financiare
Çdo aplikantë apo propozim i biznesi i dërguar nën këtë Thirrje duhet të aplikojë në një nga LOT-et vijuese:
LOT 1: Ide Biznesi në Fazë Konceptuale
Ky LOT i referohet propozimeve të biznesit që janë në një fazë konceptuale. Fondi do të mbështesë propozime për një periudhë kohore jo më gjatë se një vit dhe me një financim maksimal prej jo më shumë se 5,000$.
LOT 2: Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit
Ky LOT i referohet propozimeve të biznesit që janë në fazat e para të zhvillimit, produktet apo shërbimet janë të pranishme në treg prej jo më shumë se tre (3) vite. Fondi do të mbështesë propozime biznesi për një periudhë kohore jo më gjatë se një vit me një financim maksimal jo më shumë se 10,000$.
Inkurajohet bashkëfinancimi nga burime alternative!
Kush mund të aplikojë:
Gara është e hapur për:
- Individë – Në rastin kur propozimi është shpallur fitues do të kërkohet të regjistrohet si një entitet ligjor përpara nënshkrimit të kontratës dhe ndarjes së fondeve. Forma ligjore e përzgjedhur është në varësi të individit dhe duhet të parashikohet në propozimin e dërguar. Individët nuk mund të aplikojnë në LOT 2
- Ndërmarrjet sociale me një balancë pozitive jo më shumë se 10,000 EUR.
- Biznesi i vogël në vend me një fitim vjetor jo më shumë se 10,000 EUR.
- Organizatat jofitimprurëse me një bilanc pozitiv maksimal prej 10,000 EUR, duke iu referuar OJQ-ve që kanë veprimtari ekonomike (shesin produkte ose ofrojnë shërbime), me një fitim vjetor jo më të lartë se 10,000 EUR pa llogaritur dhurime ose fonde të tjera.
Kriteret që duhet të plotësojë Ideja e Biznesit në Fazë Konceptuale (LOT 1):
- Ideja është ende në fazë konceptuale, produktet apo shërbimet nuk janë të pranishme në treg;Ideja është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe nuk ekziston për më shumë se 3 vjet. (Kjo i referohet idesë ose projektit, jo vetë kompanisë / OJQ-së)
- Ideja bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale;
- Ideja ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore;
- Ideja ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme;
- Ideja ka një qasje inovative dhe impakt të vlefshëm shoqëror;
- Ideja bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe njeh konkurrentët dhe avantazhet krahasuese;
- Ideja është inovatore në krahasim me bizneset dhe nismat e tjera në komunitet;
- Ideja fokusohet ose kontribuon në njërin prej SDG-ve të listuara më sipër 2, 7, 8, 11, 12, 13 dhe 15.
Kriteret që duhet të plotësojë Biznesi në Fazat e Para të Zhvillimit (LOT 2):
- Biznesi është në fazat e para të zhvillimit të tij, produktet apo shërbimet e tij janë të pranishme në treg për një periudhë kohore jo më shumë se 3 vite;
- Biznesi bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë;
- Biznesi ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore;
- Biznesi ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme;
- Biznesi ka një qasje inovative dhe ndikim të vlefshëm shoqëror;
- Biznesi bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe njeh konkurrentët dhe avantazhet krahasuese;
- Biznesi është inovator në krahasim me bizneset dhe nismat e tjera në komunitet;
- Biznesi fokusohet ose kontribuon në njërin prej SDG-ve të listuara 2, 7, 8, 11, 12, 13 dhe 15.
Dokumentat që duhen dorëzuar:
- Forma e Aplikimit
- Forma Financiare
- Modeli i Biznesit
- Një dokument që vërteton statusin ligjor të entitetit që aplikon: (Jo për Individët);
- Pasqyrat Financiare të vitit të fundit (Jo për Individët).
Proçesi i përzgjedhjes:
Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:
- Faza e parë do të pwrfshijë përzgjedhjen e propozimeve të biznesit që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit, së bashku me dokumentacionin përkatës. Përzgjedhja e kandidatëve që kalojnë fazën e parë do të bëhet nga ekipi i LENS.
- Faza e dytë do të përfshijë organizimin e një gare të hapur të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë. Pesë propozime biznesi do të përzgjidhen fituese: tre në LOT 1 dhe dy në LOT 2.
- Tre idetë e para nga pesë idetë fituese të cilat do të përzgjidhen në konkursin kombëtar do të konkurojnë në garën rajonale. Tre fituesit që do të shkojnë në garën rajonal do të jenë 2 fitues nga LOT 1 dhe një fitues nga LOT 2.
- Tre fituesit që do të shkojnë në konkursin rajonal do të konkurrojnë për fonde shtesë, respektivisht me 5,000 $ për LOT 1 dhe 10,000$ për LOT 2.
Afati i fundit për dërgimin e aplikimeve është 1 Maj 2020!
Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën: info@ngolens.org