Komuna ime online

Share This Post

Lens në 12 muajt e fundit ka monitoruar praninë e materialeve dhe shërbimeve online të ofruara nga ueb-faqet e komunave të Kosovës. Hulumtimi është fokusuar në dy çështje kryesore, sasinë e informacionit të prezantuar si dhe dobinë e këtij informacioni për qytetarët.

Bashkë me sasinë e informatave të publikuara është matur frekuenca e shtimit të informacionit të ri, ndërsa kur kemi analizuar kualitetin e këtij informacioni kemi pasur parasysh përdorshmërinë e informacionit të ofruar nga ana e qytetarëve, si dhe lehtësinë e navigimit në ueb faqe. Faza e parë e këtij projekti do të përfundoj në Maj 2014 me ç ‘rast do të publikohet edhe raporti bashkë me rekomandimet të cilat do t’u dërgohen të gjitha palëve të interesit.
Në fazën e dytë pritet të zhvillohet një hulumtim më i detajuar me metodologji të përshtatur në bazë të gjetjeve të hulumtimit të përmbyllur dhe përvojë të fituar gjatë implementimit të fazës së parë.

Subscribe To Our Newsletter

Get updates and learn from the best

More To Explore

Rishpallje: THIRRJE PER OFERTA

LENS kërkon operator ekonomik të kualifikuar për të furnizuar objektin e Makerspaceme makineri, pajisje, komplete veglash dhe pajisje elektronike për zbatimin me suksestë programit.Afati i fundit për dorëzimin