Lens, po kërkon një koordinator/e të projekteve në një apo më shumë fusha të cilat i mbulon: Inovacioni në punësim, zhvillimi i medias elektronike, privatësia dhe mbrojtja e konsumatorit.
Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze, ambientit të organizatave jo-qeveritare dhe mediave, si dhe përvoja në shoqëri civile është medoemos e nevojshme.
Titulli: Koordinator për projekt
Angazhimi: me kohë të plotë
Kohëzgjatja: 12 muaj, me mundësi vazhdimi
Pagesa: Mbi mesatare – në përputhje me kualifikimet.
Vendi: Prishtinë, Kosovë
I raporton: Drejtorit ekzekutiv
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Koordinimi i projektit në bashkëpunim me ekipin implementues, duke siguruar arritjen e objektivave në harmoni me parimet e organizatës dhe të donatorit.
- Prodhimi i përmbajtjes mediatike dhe monitorim i mediave.
- Planifikimi, monitorimi dhe implementimi i aktiviteteve të parapara me projekt
- Hulumtimi mbi temat e ndërlidhura.
- Grumbullimi dhe prezantimi i gjetjeve në formë raporti.
- Kontakti me qytetarë dhe institucione për qëllime të hulumtimit dhe promovimit
- Promovimi i projektit
- Raportimi tek donatori dhe menaxhmenti i organizatës
Kualifikimet e nevojshme:
- Arsimim në përputhje me detyrat dhe natyrën e projektit (diplomë e nivelit BcS ose MsC)
- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze
- Njohja dhe përvoja e punës me media, punësim, teknologji, inovacion social dhe biznese sociale është përparësi
- Shkathtësi të komunikimit dhe prezantimit
- Shkathtësi të përdorimit të kompjuterit (paketa MS Office)
- Përvoja e punës në organizata të ngjashme çmohet
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë rezymenë e tyre bashkë me një letër motivimi në postën elektronike: info@ngolens.org
Aplikimi është i hapur deri më 18 mars 2018 ora 24:00! Preferohen kandidatët që do të jenë në gjendje të fillojnë punën në fillim të prillit 2018.
Shoqata për teknologji media dhe privatësi LENS është një organizatë e pavarur, jo politike dhe jo fitimprurëse, me bazë në Prishtinë, Kosovë. Misioni i LENS-it është që të kontribuoj në zhvillimin e demokracisë dhe rritjen e cilësisë së jetesës nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjive moderne, inovacionit dhe qasjes më të mirë në informacion. LENS-i është i përkushtuar që: të përmirësoj qasjen në internet me kushte të përballueshme, të ndihmoj komunitetin në përdorimin e teknologjisë për të zhvilluar dhe promovuar liritë dhe të drejtat e tij, të siguroj që politikat qeveritare të ndërlidhura me informacionin dhe komunikimin nuk janë kundërvepruese dhe t’u jap mundësi individëve, grupeve dhe organizatave që të përdorin teknologjinë informative dhe komunikuese për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.