Qasja e sektorit privat në Kosovë ndaj privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale

Share This Post

Qasja e sektorit privat në Kosovë ndaj privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale u diskutua në tryezën e organizuar në Prishtinë. Ky diskutim i paraprinë një hulumtimi i cili do të mbulojë sektorët që mbledhin dhe përpunojnë të dhëna të ndjeshme të qytetarëve ose ku ka potencial më të madh për shkelje të privatësisë.

Përveç organizatorëve LENS dhe KCIC, si dhe donatorit, prezent ishin në mes tjerëve edhe përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat, operatorit publik VALA, Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentit për Mbrojtën e Konsumatorit pranë MTI-së dhe zyrtarë të angazhuar në mbrojtjen e të dhënave personale nga institucione të ndryshme.

Është hera e dytë që u mbajt një diskutim mbi të drejtën e privatësisë në Kosovë. Këto takime janë pjesë e aktiviteteve të projektit “Mbrojta e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes zyrës së BE-së në Kosovë.

Ky aktivitet është realizuar si pjesë e aktiviteteve të projektit “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, zbatohet nga Shoqata për Privatësi, Teknologji dhe Media LENS si bartës dhe OJQ Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë/Kosovo Center for International Cooperation – QKBN/KCIC si bashkëzbatues. Projekti financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Subscribe To Our Newsletter

Get updates and learn from the best

More To Explore

Rishpallje: THIRRJE PER OFERTA

LENS kërkon operator ekonomik të kualifikuar për të furnizuar objektin e Makerspaceme makineri, pajisje, komplete veglash dhe pajisje elektronike për zbatimin me suksestë programit.Afati i fundit për dorëzimin