Rishpallje – Ftesë për shprehje interesi – Trajner për realizimin e programit trajnues të i2space

Rishpallje:

LENS fton ofruesit e kualifikuar për të shprehur interesim për aplikim në thirrjen si në vijim:

  1. Trajner për realizimin e programit trajnues të i2space në Pejë

Qëllimi i trajnimit është të ndihmojë të rinjtë e zonës kufitare Kosovë – Mali i zi të zgjerojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në mënyrë që të u mundësoj atyre të jenë përgatitur për tregun e punës.

Trajnimet të cilat janë planifikuar të realizohen si pjesë e kësaj thirrje janë:

  • Kodim dhe Përshtatje/Personalizim të Ueb Faqeve;
  • Marketing Digjital;
  • Fotografi.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na shkruani në e-mailen info@ngolens.org, deri më 5 tetor 2020 për të pranuar udhëzimet për aplikim dhe termat e referencës.

Ky aktivitet realizohet si pjesë e projektit “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Projekti realizohet ne regjionin kufitar Mali i Zi – Kosovë. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen në tregun e punës për të rinjtë dhe të inkurajojë grupet e rrezikuara sociale për të marrë pjesë në shoqëri. Zbatohet nga Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid, Shoqata për Teknologji – Lens, Qendra Liberale Demokratike dhe Qendra e Aftësive Kreative.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Çdo individi i sigurohet mundësi e barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, mosha, orientimi seksual, origjina kombëtare ose etnike, aftësia e kufizuar, statusi martesor, statusi i veteranëve ose ndonjë kushti tjetër i pabarabartë.


Artikulli u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.