Shpallje për punë

Lens po kërkon një asistent(e) të projekteve në një apo më shumë fusha të cilat i mbulon: ndërmarrësi, politika të punësimit, inovacion, zhvillim i medias elektronike, privatësi dhe mbrojtje e konsumatorit.
Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze, ambientit të organizatave jo-qeveritare dhe mediave, puna në kompjuter si dhe përvoja në shoqëri civile janë të domosdoshme. Njohja e çështjeve gjinore do te ishte përparësi e madhe, si dhe njohja e një gjuhe tjetër që flitet në Ballkanin Perëndimor dhe patentë shoferi.


Titulli: Asistent(e) projekti
Angazhimi: me kohë të plotë
Kohëzgjatja: 8-12 muaj, me mundësi vazhdimi
Pagesa: Mbi mesatare – në përputhje me kualifikimet.
Vendi: Prishtinë, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Perkrahja ne implementim te projektit në bashkëpunim me ekipin implementues, duke siguruar arritjen e objektivave në harmoni me parimet e organizatës dhe të donatorit.
  • Planifikimi, monitorimi dhe implementimi i aktiviteteve të parapara me projekt
  • Hulumtimi mbi temat e ndërlidhura.
  • Grumbullimi dhe prezantimi i të gjeturave në formë raporti.
  • Kontakti me qytetarë dhe institucione për qëllime të hulumtimit dhe promovimit
  • Promovimi i projektit
  • Prodhimi i përmbajtjes mediatike dhe monitorimi i mediave.
  • Raportimi te donatori dhe menaxhmenti i organizatës

Kualifikimet e nevojshme:

  • Arsimimi në përputhje me detyrat dhe natyrën e projektit (diplomë e nivelit BcS ose MsC) ose përvojë* relevante pune prej së paku 5 viteve.
  • Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze.
  • Shkathtësi të komunikimit dhe prezantimit.
  • Shkathtësi të përdorimit të kompjuterit (paketa MS Office).
  • Përvoja e punës në organizata të ngjashme çmohet.

*Njohja dhe përvoja e punës në: ndërmarrësi, media, punësim, teknologji, inovacion social dhe biznese sociale është përparësi.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë rezymenë e tyre bashkë me një letër motivimi në postën elektronike: info@ngolens.org.


Aplikimi është i hapur deri më 15 mars 2021 (e hënë) ora 24:00! Preferohen kandidatët që do të jenë në gjendje të fillojnë punën në fillim të prillit 2021.


Shoqata për teknologji media dhe privatësi LENS është një organizatë e pavarur, jo politike dhe jo fitimprurëse, me bazë në Prishtinë, Kosovë. Misioni i LENS-it është që të kontribuoj në zhvillimin e demokracisë dhe rritjen e cilësisë së jetesës nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjive moderne, inovacionit dhe qasjes më të mirë në informacion. LENS-i është i përkushtuar që: të përmirësoj qasjen në internet me kushte të përballueshme, të ndihmoj komunitetin në përdorimin e teknologjisë për të zhvilluar dhe promovuar liritë dhe të drejtat e tij, të siguroj që politikat qeveritare të ndërlidhura me informacionin dhe komunikimin nuk janë kundërvepruese dhe t’u jap mundësi individëve, grupeve dhe organizatave që të përdorin teknologjinë informative dhe
komunikuese për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.