Thirrje e hapur për trajnerë / facilitator

Lens po kërkon konsulentë / profesionistë dhe entuziastë me përvojë profesionale në sektorin privat ose përvojë në ligjërimin e temave të biznesit, për shkollën e ndëmarrësisë, e cila do të organizohet gjatë muajve të verës të vitit 2021, në kuadër të programit Up to Youth.

Përvoja e kërkuar për këtë angazhim është:

  • Edukimi dhe përvoja e përshtatshme në ndërmarrësi ose në sektorin privat, përvoja e punës me të rinjë preferohet.
  • Minimum 3 vjet përvojë pune menaxheriale në sektorin privat ose në OJQ-të që merren me zhvillimin e biznesit.
  • Bashkëpunimi ose përvoja e dëshmuar me USAID, UN, ose agjenci të tjera ndërkombëtare është i dëshirueshëm;
  • Njohja e çështjeve teknike të zhvillimit të biznesit është një avantazh; dhe,
  • Kërkohet rrjedhshmëri në anglisht dhe shqip (të shkruar dhe të folur). Njohja e gjuhës serbe është e dëshirueshme.

Informata më të hollësishme mund të gjeni në linkun me termet e references (në gjuhën angleze): https://www.ngolens.org/wp-content/uploads/2021/06/ToR-Lecturing_Up-To-Youth_School-of-entrepreneurship.pdf

Afati i fundit për aplikim është 13 qershor 2021!