Thirrje për aplikim: Promovimi i tolerancës dhe të menduarit kritik!

Kjo thirrje është një mundësi e veçantë për të rinjtë nga Komuna e Pejës, Istogut, Deçanit dhe Klinës qenë pjesë e programit për promovimin e tolerancës dhe të menduarit kritik për të rinj me prejardhje të ndryshme etnike që të bëhen qytetarë aktivë dhe promovues të tolerancës, dialogut dhe përfshirjes sociale përmes zhvillimit të të menduarit kritik dhe aftësive ndër-personale.

Aktiviteti është planifikuar t mbahet në i2Space – Pejë, e cila është një hapësirë moderne për të rinjtë qe të bashkëpunojnë drejt një shoqërie më të mirë dhe gjithëpërfshirëse dhe fitojnë aftësi përmes trajnimeve inovative për zhvillimin e ideve të tyre.

Duke qenë pjesë kësaj punëtorie ju do të përfitoni:

-> Mentorim nga profesionistë të fushës;

-> Zhvilloni aftësitë tuaja të menduarit kritik;

-> Rrjetëzim me bashkëmoshatarë me prejardhje të ndryshme etnike;

-> Mësoni më shumë mbi rëndësinë e tolerancës dhe angazhimit në komunitet, dhe;

-> Si mund të kontribuoni në komunitet në promovimin e tolerancës midis komuniteteve;

Për më shumë shikoni linkun në vazhdim: https://bit.ly/3bd9xxs

Projekti “Promovimi i Diversitetit dhe Përfshirjes Sociale përmes Inovacionit”, synon të inkurajojë të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike të bëhen qytetarë aktivë dhe promovues të tolerancës, dialogut dhe përfshirjes sociale.

Të rinjtë nga regjioni i Dukagjinit, do të marrin pjesë në trajnime inovative, programe edukative dhe diskutime të hapura, përmes të cilave ata do të bëhen qytetarë aktivë dhe promovues të tolerancës, dialogut dhe përfshirjes sociale në komunitetin e tyre. Për t’i ndihmuar këta të rinj të arrijnë potencialin e tyre të plotë, ky projekt gjithashtu do t’i zhvillojë ata me aftësi teknologjike të nevojshme dhe moderne që do ata të bëhen vendimmarrës lokalë.

Kjo iniciativë bashkon të rinjtë nga mosha 18 deri në 24 vjeç me prejardhje multietnike (komunitetet Shqiptare, Serbe, Rome, Ashkali, Egjiptian dhe Boshnjake) dhe synon t’u mundësojë atyre përdorimin e teknikave të përparuara dhe inovative të inovacioneve sociale për të përfshirë aktivisht veten e tyre në shoqëri, duke u përqendruar te integrimi në dialogun publik me vendimmarrësit lokalë.

Ky projekt financohet përmes një granti të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe zbatohet nga LENS.