Thirrje për oferta – zyre me qira për “Hackerspace” në Pejë

LENS është duke zbatuar projektin “Vetë-punësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 2014-2020 Mali i Zi – Kosovë. Për qëllim të zbatimit të aktiviteteve të këtij projekti, ne jemi në kërkim të një zyre me qira në të cilën është planifikuar të stacionohet hapësira bashkëpunuese me koncept të “Hacker-Space”.

Ftojmë ofertuesit e interesuar të paraqesin ofertat e tyre me së paku këto specifika:

  • Hapësira e përgjithshme duhet të jetë +/- 150 m2 ;
  • Një (1) sallë për punëtori dhe aktivitete;
  • Një (1) zyre të vogël;
  • Një (1) tualet;
  • Hapësira duhet të jetë në gjendje të rregullt pa patur nevojë për ndërhyrje;
  • Hapësira duhet të ketë energji elektrike, ujë dhe shërbime të tjera përcjellëse brenda objektit;
  • Të jetë në katin e parë;
  • E vendosur në qytetin e Pejës (preferohet zona në qendër).

Dorëzimi i ofertave:

Titulli në e-mail: Thirrje për Oferta – Zyre me Qira – Pejë .

Ofertat duhet të dorëzohen para datës 20 shtator 2019 ora 12:00 (mesditë).

Ofertuesit e interesuar duhet të dërgojnë ofertat e tyre së bashku me planin e zyrës, fotografi (3 deri në 5) dhe çmimin e qirasë në muaj në këtë adresë e-mail:

info@ngolens.org

Procedura e zgjedhjes:
Përzgjedhja e përfituesit do të bazohet në kriteret themelore dhe në bazë të çmimit ekonomik më të favorshëm.

Për projektin:
Ky projekt synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të të rinjve të papunë në Mal të Zi
dhe Kosovë në lidhje me perspektivat e vetëpunësimit në ekonominë dixhitale. Qëllimi i
përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qasjes në tregun e punës për të rinjtë dhe
inkurajimi i grupeve të cenueshme shoqërore për të marrë pjesë në shoqëri përmes zhvillimit
dhe promovimit të metodologjisë dhe mjeteve të cilat do të përmirësojnë aftësitë,
kompetencat dhe shkëmbimin ndërkufitar të ideve dhe biznesit. në mesin e të rinjve të
rajonit.

Zbatohet nga Association for Democratic Prosperity – ADP-Zid, LENS, Liberal Democrat
Centre, dhe Creative Skills Center dhe do të kontribuoj në zhvillimin e potencialit digjital në
regjionin kufitar midis Mali të zi dhe Kosovës. Të rinjtë e komunës Pejë, Istog, Deçan,
Podgoricë, Rozhajë dhe Berane do të kenë mundësinë unike për të përfituar.

Për më shumë informata klikoni këtu.

Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian. Ky artikull u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.