Thirrje për shprehje interesi – Promovim dhe kampanjë avokuese për projektin “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”

Projekti “Vetëpunësimi dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini” është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Mali i Zi Kosovë 2014-2020. Projekti synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të të rinjve të papunë në regjionin kufitar Mal të Zi dhe Kosovë në lidhje me perspektivat e tyre të vetëpunësimit në ekonominë digjitale.

Ky projekt po zbatohet nga Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid, Shoqata për Teknologji – Lens, Qendra Liberale Demokratike dhe Qendra e Aftësive Kreative.

ADP-Zid, LENS dhe partnerët e saj janë ftojnë ofruesit e kualifikuar për të aplikuar për shërbimin e mëposhtëm:

  1. Promovim dhe kampanjë avokuese projektin “Vetëpunësim dhe Ndërmarrësi Sociale për Rini”

Nëse jeni në gjendje të ofroni shërbimet e poshtëshënuara dhe ju jeni të interesuar për të marrë pjesë në këtë thirrje, për udhëzimet dhe ToR, ju lutemi na shkruani në e-mailen: info@ngolens.org deri më 13 shtator 2019.

  • Prodhimi i reklamave televizive;
  • Prodhimi i dokumentareve të shkurta;
  • Krijimi dhe distribuomi i përmbajtjeve dhe materialeve promovuese;
  • Transmetimi i video reklamave dhe dokumentareve në televizione dhe media sociale;

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Çdo individi i sigurohet mundësi e barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, mosha, orientimi seksual, origjina kombëtare ose etnike, aftësia e kufizuar, statusi martesor, statusi i veteranëve ose ndonjë kushti tjetër i pabarabartë.

Ky projekt financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 i Bashkimit Evropian.

Ky artikull u krijua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e LENS-it dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.