Titulli i Projektit: Promovimi i punës së denjë: Portali online i raportimit të shkeljeve të të drejtave të punës dhe standardeve të sigurisë në punë
Lens është në kërkim të kontraktimit të një kompanie me eksperiencë për organizimin e një kampanje promovuese. Kampanja promovuese do të organizohet në kuadër të projektit “Nxitja e punës së denjë përmes fuqizimit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP) dhe Dialogut Social”
Kontributi i LENS-it në këtë projekt është i lidhur me rritjen e vetëdijes në mesin e të rinjëve, burrave dhe grave që janë të punësuar apo janë në kërkim të punës, punëdhënësve si dhe publikut të gjerë, në përodrimin e teknologjisë informative (e-platformave) në marrjen e informatave mbi të drejtat e punës, raportimin e shkeljeve të të drejtave të punës, si dhe kërkimin për asistencë juridike në ndjekjen e rasteve të shkeljeve të mundshme deri në gjykatë.
Për realizimin e këtyre objektivave, Lens-i i fton të gjithë ofruesit e kualifikuar të aplikojnë për shërbimet e mëposhtme:
Ky aktivitet është i ndarë në tri lote. Kompanitë e interesuara mundë të aplikojnë në cilindo aktivitet ndaras ose mundë të aplikojnë për të gjithë pakon e shërbimeve.
- Loti i parë: Prodhimi i gjashtë (6) video/animacioneve;
- Loti i dytë: Dizajnimi, shtypja dhe distribuimi i materialeve/ përmbajtjeve promovuese (fletushka, posterë);
- Loti i tretë: Distribuimi i videove/ përmbajtjeve promovuese në rrjete sociale.
Kompania/ ofertuesi ideal duhet t’i përmbushë kriteret e mëposhtme:
- Përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në prodhimin dhe editimin e videove me kualitet të lartë;
- Përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në prodhimin dhe shtypjen e materialeve promovuese;
- Kapacitete teknike të standaardeve të larta;
- Përvojë të punës me organizata jo-qeveritare dhe kompani ndërkombëtare;
- Aftësi pune nën presionin e kohës;
- Ka kapacitete të mjaftueshme të burimeve njerëzore të kualifikuara si dhe burime teknike të nevojshme për kryerjen e aktivitetit brenda limitit kohor dhe me profesionalizëm të lartë;
- Kreativ në realizimin e këtij aktiviteti.
Të gjithë ofruesit e interesuar të cilët i përmbushin kriteret e lart-përmendura, të dërgoni një e-email në application@ngolens.org me subjekt “Kërkesë për TOR_Kampanja promovuese”, për të kërkuar për Termet e References si dhe dokumentet tjera për aplikim.
Aplikacionet do të pranohen deri me 17 Maj 2021.
SHËNIM I RËNDËSISHËM: Çdo individi i sigurohet mundësi e barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, feja, mosha, orientimi seksual, origjina kombëtare ose etnike, aftësia e kufizuar, statusi martesor, statusi i veteranëve ose ndonjë kushti tjetër i pabarabartë.
“Nxitja e punës së denjë përmes fuqizimit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP) dhe Dialogut Social” është projekt i UNOPS-it që është i fokusuar në përmirsimin e politikave, rregulloreve, rregullave dhe procedurave të Occupational Safety and Health (OSH) dhe prafrimi i tyre me standardet europiane dhe ndërkombëtare.