Termet e referencës
Për: Krijimin e planit të detajuar të avokimit në lidhje me punësimin dhe sipërmarrjen e të rinjve për projektin WEB4YES (Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve) i cili është mbështetur në kuadrin e Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias 2016 -2017 – Konsolidimi i Rrjetave Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile nga Komisioni Evropian.
- Informata të përgjithshme
Organizata LENS është në vitin e dytë të zbatimit të projektit Web4yes (Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Punësimin e të Rinjve), i cili tenton t’u përgjigjet drejtpërdrejtë nevojave socio ekonomike të qytetarëve të rinj, të adresuara përmes shërbimeve cilësore për të rinjtë e papunë.
Web4yes është një projekt rajonal i cili implementohet nga 7 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor. Pjesë e këtij bashkëpunimi janë: organizata BOS nga Serbia, organizata LENS nga Kosova, Instituti për Zhvillimin e të Rinjve KULT nga Bosnja dhe Hercegovina, Shoqata për Prosperitet Demokratik ZID nga Mali i Zi, Shoqata Përtej Barrierave nga Shqipëria, Këshilli Kombëtar i Rinisë nga Maqedonia, dhe Olof Palme International Center nga Suedia.
Ky projekt përfaqëson një iniciativë rajonale të dizajnuar për të ofruar qasje inovative ndërkulturore dhe për t’ua krijuar të rinjve të papunë të rajonit të Ballkanit Perëndimor mundësinë për të rritur aftësitë e tyre të punësimit dhe për tu punësuar. Projekti është hartuar për të adresuar sfidat ekzistuese të bashkëpunimit joadekuat ndërmjet pjesëtareve të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në Ballkanin Perëndimor në proceset e politikave dhe vendimmarrjen drejt reformave që lidhen me papunësinë e të rinjve.
Pra, projekti synon të fuqizojë pozitën e shoqërisë civile për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në adresimin e shumë çështjeve të punësimit dhe sipërmarrjes nëpërmjet aktiviteteve të tyre të avokimit dhe mbikëqyrjes në nivelin kombëtar dhe rajonal dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje nevojave të të rinjve në politikat vendimmarrëse.
- Objektivat e shërbimit
Aktiviteti do të trajtojë nivelin e ulët të pjesëmarrjes së OShC-ve në proceset e politikave në lidhje me planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave që adresojnë papunësinë e të rinjve. Kompania/individi i zgjedhur për hartimin e planit nacional të avokimit, do të analizojë në detaje rolet e ndryshme të hisedarëve dhe rëndësinë e tyre në planin e avokimit.
Ata gjithashtu do të plotësojnë strategjinë e avokimit, përkatësisht strukturen e planifikimit të avokimit (SPA).
Fushata e avokimit duhet të jetë e realizueshme dhe e rëndësishme për politikën, dhe të dizajnohet për të sjellë ndërhyrje konkrete politike në fushën e punësimit dhe sipërmarrjes të rinjve.
Rezultatet e planit të avokimit do të synojnë gamën e ndërhyrjeve të ndryshme të politikave, siç janë vënia e temave të caktuara në axhendën e qeverisë, zhvillimi i propozimeve konkrete për ndryshime në ligj, hartimi i propozimeve për ligje të reja ose dokumente strategjike, në përputhje me rekomandimet e dhëna në kutitë e politikave rajonale, monitorimin e zbatimi i dokumenteve të miratuara të politikave, hartimi i propozimeve të ligjit.
- Metodologjia
LENS obligohet që të ofroj për kompaninë/individin e përzgjedhur:
- Raportet nacionale lidhur me papunësinë e të rinjve, masat aktivte të tregut të punës, rregullimi i ambientit për sipërmarrjen e të rinjve, dhe të mësuarit sipërmarrës.
- 4 dokumente te përmbledhjeve të politikave (policy briefs)
- Formën e planit të avokimit të cilën e ka përgatitur partneri kryesor (BOS)
- Planin afatgjatë të LENS-it, dhe dokumentet paraprake të organizatës në raport me punësimin dhe sipërmarrjen e të rinjve.
Kompania/individi i zgjedhur do të përmbush detyrat e caktuara:
- Të analizoj materialet që i ka ofruar organizata LENS
- Të bashkëpunoj me LENS dhe partnerin kryesor të projektit në përshtatje të strukturës dhe planit të avokimit
- Të zhvilloj një plan të detajuar të avokimit duke u bazuar në rekomandimet e dala nga publikimet e projektit ne lidhje me politikat e punësimit, të cilat përshtatet edhe në nivelin nacional. https://www.web4yes.eu/publications/
- Rezultatet e pritura
- Një strategji e qartë e avokimit ne politika të punësimit dhe sipërmarrjes të të rinjve në përputhje me projektin Web4yes, objektivat duhet të jenë të arritshmë duke u bazuar në kapacitetin financiar dhe kohor.
- Plan i detajuar i aktiviteteve të avokimit në politikat e punësimit dhe sipërmarrjes të të rinjve në linje me projektin ëeb4yes
- Një hartëzim i qartë i hisedarëve kryesor të cilët lidhen me punësimin dhe sipërmarrjen e të rinjve
- Kapacitetet e dëshiruara
Më poshtë janë aftësitë minimale kryesore që kërkohen për ekzekutimin e duhur të planit të mësipërm të punës:
- Edukimi i nevojshëm në fushën e avokimit të politikave
- Së paku 2 fushata të suksesshme avokimi të zbatuara në Ballkanin Perëndimor, mundësisht në Kosovë të cilat mund të demonstrohen
- Ka burimet e nevojshme njerëzore dhe teknike për të përfunduar detyrën brenda afatit të caktuar me profesionalizëm të lartë.
- Njohuri të provuara të hisedarëve nacional në fushën e politikave të punësimit, masave aktive të tregut të punës, sipërmarrjes rinore dhe avokimit
- Kreativitet në kryerjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të kërkuara
- Koha dhe lokacioni
Ky shërbim do të filloj nga data 02 dhjetor, 2019 dhe do të përfundoj më datën 16 dhjetor 2018.
- Pranueshmëria
- Përvojë e dëshmuar lidhur punësimin dhe sipërmarrjen e të rinjve
- Përvojë e dëshmuar e punës më organizata të shoqërisë civile dhe agjenci ndërkombëtare
- Të gatshëm të punojnë në presionin e kohës
- Të gatshëm të përkrahin organizatën LENS në implementimin e këtij plani gjatë vitit 2020 nëse ky plan aprovohet nga LENS dhe partneri kryesor.
- Pagesa
Pagesa do të bëhet në dy këste:
- 30% në momentin e nënshkrimit të kontratës
- 70% pasi që është dorëzuar plani i detajuar dhe është aprovuar nga LENS dhe partneri kryesor (BOS)
- Aplikimi
Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë përvojën dhe CV- e tyre jo me vonë se data 28 nëntor 2019, në email adresën info@ngolens.org