Inovacioni social në politikat e punësimit të të rinjve

 

LENS po vazhdon me vitin e katërt të implementimit të projektit YOUSEE! që është një platformë regjionale që promovon inovacionin social në politika të punësimit. Qëllimi është t’ju ndihmohet të rinjve që janë në rrezik të përjashtimit nga tregu i punës.

 

Më 2018, YOUSEE! do të vazhdojë të gjurmojë problemet me qasje në edukim dhe punësim që i kanë të rinjtë nga zonat rurale. Ky hulumtim do të analizojë kërkesat e të rinjve nga zonat rurale, do të angazhohet në zhvillimin e një programi të përshtatshëm të intervenimit dhe ky model do të propozohet tek institucionet shtetërore dhe palët tjera të interesit.

 

Ky projekt i cili implementohet nga 6 vende të Ballkanit perëndimor dhe Turqisë, ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të organizatave regjionale më qëllim të krijimit të një agjende të përbashkët drejt një zhvillimi socio ekonomik më të qëndrueshëm.

 

Gjatë tri viteve paraprake LENS ka monitoruar masat aktive të tregut të punës të implementuara nga institucionet relevante dhe ka propozuar strategji inovative të bazuara në kërkesat e të rinjve dhe grupeve të cenuara.

 

Gjithashtu, në bazë të komponentes së inovacionit shoqëror, LENS do të vazhdojë me promovimin dhe përkrahjen direkte të ndërmarrësisë shoqërore, si model i veprimtarisë ekonomike që ka prioritet kryesor përfitimet për komunitetin.