Punëtori mbi përdorimin e rrjeteve sociale për punësimin e të rinjve

Share This Post

Nga 9 deri më 12 Tetorit Lens mbajti një seminar mbi ndikimin e rrjeteve sociale në punësimin e të rinjve.

Kjo punëtori ishte pjesë e një serie aktivitetesh të zbatuara nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili mblodhi së bashku njëzet aktivistë të rinj nga i gjithë rajoni për të diskutuar mbi fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal për zhvillim të qëndrueshëm.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte informimi i të rinjve rreth rekrutimit social dhe përdorimit të rrjeteve sociale për punësim. Seminari gjithashtu kishte synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e aktivizmit social mes të rinjve.

Punëtoria u ofroi aktivistëve të rinj nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia njohuri dhe informacion rreth potencialit të Rrjeteve Sociale dhe ndikimin e gjurmëve digjitale të një individi në punësueshmërinë e tyre. Pjesëmarrësve iu prezantuan shembuj të praktikave të mira dhe rasteve ku rrjetet sociale kanë ndihmuar rekrutimin dhe kanë zbutur hendekun ekzistues në komunikimin në mes të punëdhënësve dhe kandidatëve të rinj.

Lens e realizoi këtë aktivitet si pjesë e angazhimit tonë për të fuqizuar individët dhe komunitetet për të ushtruar të drejtat e tyre përmes përdorimit të teknologjive të reja.

Subscribe To Our Newsletter

Get updates and learn from the best

More To Explore

Rishpallje: THIRRJE PER OFERTA

LENS kërkon operator ekonomik të kualifikuar për të furnizuar objektin e Makerspaceme makineri, pajisje, komplete veglash dhe pajisje elektronike për zbatimin me suksestë programit.Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve

Do You Want To Boost Your Business?

drop us a line and keep in touch