Që nga viti i kaluar Lens ka monitoruar kualitetin e informacionit rreth shërbimit të roaming-ut të ofruar nga operatorët e telefonisë mobile në Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti është shqyrtuar vështirësia e gjetjes së informacionit në lidhje me çmimet e shërbimit të roaming-ut, është analizuar korniza ligjore që rregullon këtë segment të tregut të telekomunikimeve dhe do të përpilohen udhëzime për operatorët për ofrim të informacionit në mënyrë të përshtatshme për konsumatorët.
Hulumtimi është bërë duke e krahasuar gjendjen në vend me praktikat në tregun e Bashkimit Europian, ku brenda vitit 2014 është parapa të fillojnë të braktisen praktikat e faturimit kur pranoni thirrje në rrjet si “mysafir”, ndërkaq që brenda vitit 2016 pritet që të zhduken fare tarifat roaming. Me legjislacionin e ri, operatorët e telefonisë mobile né BE do të duhet që konsumatorëve t’u mundësojnë një çmim të vetëm pavarësisht se a janë në rrjetin e tyre apo jo, ose tì lejojnë ata që të ndërrojnë operatorë pa pasur nevojë për ta ndërruar SIM kartelën e tyre.
Një gjë e tillë mund të praktikohet edhe për rastin e Kosovës në rastet kur ata udhëtojnë nëpër vendet e rajonit. Lens po përpiqet të nxis debatin rreth kësaj çështjeje, duke filluar nga kthimi i vëmendjes te shërbimet e ofruara.