Thirrje e hapur për dhënien e granteve të vogla në kuadër të projektit WEB4YES

Kjo Thirrje e hapur për dhënien e Granteve të Vogla është shpallur në kuadër të projektit WeB4YES (Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve) i cili është mbështetur në kuadrin e Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias 2016 -2017 – Konsolidimi i Rrjetave Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile nga Komisioni Evropian.

Qëllimi i kësaj Thirrje është të përmirësojë efektivitetin e organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor në ndërmarrjen e nismave për përmirësimin e politikave për punësimin e të rinjve dhe sipërmarrjen në nivel lokal.

Thirrja synon të forcojë më tej kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe të forcojë përfshirjen e tyre në vendimmarrjen publike dhe gjithashtu të hartojë dhe zbatojë iniciativat inovative lidhur me punësimin e të rinjve, punësueshmërinë dhe sipërmarrjen. Për më tepër, Thirrja synon të nxisë OShC-të nga rajoni i BP-së për të bashkëpunuar reciprokisht në hartimin dhe zbatimin e qasjeve inovative që targetojnë punësimin e të rinjve.

Maksimumi i buxhetit për çdo projekt të vetëm mund të jetë deri në 10,000.00 Euro ndërsa organizata BOS do të ofroj 9,000.00 Euro. Totali i mjeteve të ndara për thirrje janë 150,000.00 Euro.

Për të aplikuar dhe përfituar nga Skema Mbështetëse e Granteve, Aplikanti dhe Bashkë-aplikanti(tët) duhet:

– të jenë person juridik dhe;
– të jenë jo-fitim prurës;
– të jenë organizatë e shoqërisë civile ose një sipërmarrje jo-fitim prurëse,
– kanë një evidencë të dëshmuar ose përvojë në punën me të rinjtë në fushën e punësimit dhe/ose sipërmarrjes;
– të jetë i regjistruar dhe të zhvillojë aktivitetin në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovë dhe Serbi.
– të jetë drejtëpërdrejtë përgjegjës për përgatitjen dhe manaxhimin e projektit.
– të ketë një qarkullim/buxhet vjetor më pak se ose të barabartë me 50,000.00 Euro.
– Nuk ka marrë kurrë më parë një grant të BE-së nga programi IPA ose ka përvojë të kufizuar në mbështetjen financiare të granteve të BE-së;
– kanë kapacitetin menaxhues, kompetencat profesionale dhe kualifikimet e nevojshme për të përfunduar me sukses nismën/aktivitetin e propozuar;

Projekt propozimet duhet të shkruhen në gjuhën angleze ose në gjuhën lokale (serbisht, boshnjakisht / kroatisht / serbisht, shqip, maqedonisht dhe gjuhën malazeze).

Ndërsa përmbledhja ekzekutive e aplikacionit duhet të jetë në dispozicion në gjuhën angleze.

Më shumë informata për këtë thirrje mund të gjeni në linkun në vazhdim: https://www.web4yes.eu/open-call.html