Lens po kërkon një profesionist me njohuri dhe përvojë në zhvillimin e biznesit, start-up biznese dhe ndërmarrësi, për të mentoruar ekipet e të rinjve gjatë hapave të tyre të parë të krijimit të bizneseve të reja.
Programi i mentorimit do të rezultojë në një plan gjashtë-mujor të detajuar të mentorimit, i cili do të përbëhet nga një grumbull piksynimesh, që do të vendosen së bashku me të rinjtë ose ekipet e të rinjve. Mentori do të raportojë pasi të jenë arritur rezultatet nga këto piksynime dhe do të dërgoj një raport në fund të programit të mentorimit.
Përvoja e kërkuar për këtë angazhim është:
- Edukimi dhe përvoja e përshtatshme në ndërmarrësi ose në sektorin privat, përvoja e punës me të rinjë preferohet.
- Minimum 5 vjet përvojë pune menaxheriale në sektorin privat ose në OJQ-të që merren me zhvillimin e biznesit.
- Bashkëpunimi ose përvoja e dëshmuar me USAID, UN, ose agjenci të tjera ndërkombëtare është i dëshirueshëm;
- Njohja e çështjeve teknike të zhvillimit të biznesit është një avantazh; dhe,
- Kërkohet rrjedhshmëri në anglisht dhe shqip (të shkruar dhe të folur). Njohja e gjuhës serbe është e dëshirueshme.
Informata më të hollësishme mund të gjeni në linkun me termet e references (në gjuhën angleze): https://www.ngolens.org/wp-content/uploads/2021/03/ToR-Mentoring_Up-To-Youth.pdf