U mbajt konferenca për fshehtësinë e votës dhe përpunimin e të dhënave të votuesve

Nën organizimin e dy OJQ-ve vendore LENS dhe KCIC, e me financimin e Bashkimit Evropian dhe Friederich Ebert Stiftung (FES), sot ne Prishtinë u mbajt një konferencë e cila trajtoi fshehtësinë e votës dhe ruajtjen e të dhënave personale të votuesve. Kjo temë nuk është diskutuar kurrë më parë në mënyrë të veçante edhe pse ka pasur brenga të cekura. Punimi mbi këtë temë u prezantua para më shumë se 50 pjesëmarrësve, në mes tyre përfaqësues të BE-së, deputetë të Kuvendit të Kosovës, profesorë të Universitetit të Prishtinës, zyrtarë nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioni Qendror Zgjedhor, IFES dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare.

 

Tema nxiti një interesim të madh, dhe në diskutim u bisedua mbi sfidat e privatësisë në votim, me theks në përpunimin elektronik të të dhënave si dhe me propozimet për votim elektronik.

 

Për organizatat nikoqire ishte një nder i madh të bashkëbisedojnë me një panel të mrekullueshëm dhe shohin një vullnet të madh për vazhdimin e trajtimit të kësaj problematike.